Episodet e reja të serialit “O sa mirë” kanë filluar të shfaqen në sezonin e ri.
Të dielën e kaluar është shfaqur episodi i 115 i hit serialit të njohur shqiptar.
Situata të reja komike sjellin u protagonistët kryesorë të serialit që nxisin të qeshura pambarim për shikuesit.
Por, në një prej skenave të kësaj krijimtari filmike Jeton Zogiani, i njohur me rolin e drenicakut tregon se është ndarë nga bashkëshortja, Shpresa.
Përveç disa aktorëve të rinj, në sezonin e ri nuk do ta shohim edhe Arta Nitajn, i njohur si Xhesika.
Episodin e ri të serialit mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://youtu.be/gIvko4KknH4?t=647