Telegrafi

Drenica rikthehet te fitoret, mposhtë në udhëtim Feronikelin

Drenica është rikthyer te fitoret pas gjashtë humbjeve radhazi në BKT Superligë.

Të besuarit e trajnerit Tahir Lushtaku kanë triumfuar në derbin rajonal ndaj Feronikelit me rezultat të pastër 0-2.

Kreshnik Uka shënoi golin e parë në këtë takim në minutën 21-të për t’i kaluar kuqezinjtë në epërsi për 0-1.

Me epërsinë minimale të Drenicës u mbyllen 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominmi i mysafirëve të cilët shënuan një tjetër gol.

Ishte mesfushori Fatlum Gashi që realizoi për 0-2 në minutën e 50-të.

Kësisoj Drenica i jep fund serisë negative prej gjashtë humbjeve radhazi, derisa për Feronikelin kjo ishte ndeshja e 10-të pa fitore në Superligë, ku nëntë nga to i ka humbur.

Me këtë fitore Drenica ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 23 pikë, derisa Feronikeli mbetet e fundit me 11 pikë. /Telegrafi/