Site icon Telegrafi

Drenica për fitoren e parë në edicionin pranveror, Gjilani luan për vazhdimësi

Ndeshja e parafundit e javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në qytetin e Skenderajt.

Drenica në këtë takim do të jetë në cilësinë e nikoqires përballë Gjilanit.

Skuadra e Sadat Pajazitit nuk ka marrë ende fitore në pranverë pasi ka barazuar në dy takimet e para.

Fillimisht kuqezinjtë barazuan në shtëpi 2-2 ndaj Besës pastaj në udhëtim 0-0 ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Ndërkohë Gjilani në këtë sfidë vije pas dy fitoreve radhazi në edicionin pranveror.

Ekipi i udhëhequr nga Arbnor Morina triumfoi ndaj Flamurtarit dhe Lirisë me rezultat të njëjtë 1-0 dhe golat i shënoi në minutën e 92-të.

Vendasit aktualisht zënë pozitën e tetë në kampionat dhe kanë grumbulluar 30 pikë pas 20 ndeshjeve.

E skuadra gjilanase pas 20 javëve ka marrë 32 pikë dhe me një fitore eventuale do të vazhdonte fuqishëm garën për titull të kampionit.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit pritet të fillojë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version