Telegrafi

Drenica mbijeton në elitën e futbollit kosovar me fitoren e vështirë ndaj Dukagjinit

Drenica ka mbijetuar në Superligën e Kosovës, pas fitores 1-0 ndaj Dukagjinit në xhiron e fundit për edicionin 2019/20.

Drenicasit e filluan mjaftë mirë takimin, duke pasur disa shanse të mira shënimi për gol.

Por, Dukagjini edhe pse i rënë në Ligën e Parë, nuk lëshoi pe edhe aq lehtë ndaj vendasve që e kërkonin me ngulm fitoren.

Në pjesën e dytë, Drenica ishte më e vrazhdët në lojën  e tyre dhe kërkoi me ngulm të kalonte në epërsi.

Mirëpo, këtë gjë e arriti në minutën e 87-të me golin e realizuar nga Patarushka, që në fund doli të jetë vendimtar.

Drenica e ka përfunduar këtë edicion në vendin e tetë me 44, derisa Dukagjini që ra nga elita e futbollit kosovar në të fundit me 19 sosh. /Telegrafi/