Drenica i ka shënuar tre gola kundrejt një goli të Feronikelit në derbin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Me golin e Kreshnik Ukës (18’), skuadra mysafire kaloi në epërsi, mirëpo Marko Simonovski e barazoi rezultatin (39’).
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3), ishte Erlis Frashëri futbollisti që e riktheu epërsinë e vizitorëve.
Një tjetër gol u realizua në fraksionin e dytë për skuadrën mysafire dhe ishte sërish Kreshnik Uka (80’’) ai që realizoi.
Me këtë fitore, Drenica është ngritur në kuotën e 23 pikëve, aq sa ka edhe Llapi një pozitë më lartë, megjithatë akoma mbetet në zonën e rrezikut.
Për Feronikelin ishte humbja e shtatë sezonale dhe me një pikë më shumë se Drenica qëndron në vend të shtatë në renditje. /Telegrafi/