Telegrafi

Drenica fiton derbin lokal ndaj Feronikelit

(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Drenica ka arkëtuar pikë të plota (1-0) në sfidën ndaj Feronikelit që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll i vuri përballë dy rivalët lokal, ndërsa fituesi u vendos me një gol.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, kurse gjithçka u vendos kur po zhvillohej minuta e fundit e kohës shtesë.

Në përpjekje që ta largonte topin, Argjend Malaj gaboi dhe e dërgoi në rrjetë (90’).

Falë këtij triumfi, Drenica është në vend të katërt në tabelë me 18 pikë, kurse Feronikeli është i shtati me 12 pikë. /Telegrafi/