Site icon Telegrafi

Drenica dhe Gjilani ndahen në paqe

Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’.

Kuqezinjtë e nisën me rast të mirë, kur në minutën e 22-të, Armend Abazi parabolloi Donat Kaçiun, por shtylla e pengoi të dal në epërsi.

Drenica rrezikoi edhe dy herë tjera në pjesën e parë ku Diar Mustafa dhe Hysen Tahiri rrezikuan portën e Gjilanit.

Gjilani bëhet i gjallë në pjesën e dytë, ku Trevin Cesar gjuan me kokë pas harkimit të Maganit, por vetëm jashtë portës.

Armend Abazi tentoi goditjen me kokë pas harkimit të Bejtës, por mbi portë.

Edhe Kreshnik Uka provoi goditjen me kokë por pa sukses edhe këtë herë.

Në fund Gjilani rrezikoi me Marino Mauricio me kokë, që gjuajti mbi portë.

Pas kësaj ndeshje Gjilani ka shtatë pikë, ndërsa Drenica pesë me një ndeshje më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version