Drenica dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Kuqezinjtë janë nikoqir të ‘Skifterave’ në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ me fillim nga ora 15:00.
Vendasit e trajnerit Fadil Rama vijnë në këtë ndeshje pas një barazimi ndaj Feronikelit dhe synojnë t’i kthehen fitoreve në këtë ndeshje në shtëpi.
Në anën tjetër, edhe mysafirët e Gentjan Mezanit kanë barazuar në ndeshjen e fundit dhe duan t’i kthehet fitoreve për të mbetur në hap me pozitat e para.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drenica: Ymeri; Lushtaku, Zeqaj, Bejta, Dumani; Dushi, Thaqi, Morina; Elshani, Murati, Hamiti;
Gjilani: Koliçi; Frashëri, Rapa, Veliu, Ferreira; Hila, Musolli; Kqiku, Kurtaj, Hajdari; Progni;
/Telegrafi/