Nuk ka sjellë fitues derbi drenicas mes Drenices dhe Feronikelit që ka përfunduar pa gola 0-0.
Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që luanin kujdesshëm në mesfushë.
Rasti i parë i takoi vendasve që tentuan shënimin e golit me Hysen Tahirin nga gjuajtja e lirë por që goditja e tij shkoi mbi portë.
Haliti i mysafirëve tentoi me kokë në minutën e nëntë por pa gjetur rrjetën.
Dy minuta më vonë Mendurim Hoti i Feronikelit pati një rast të mirë por në momentin e fundit mbrojtësi vendas Sykaj shpëtoi gol të sigurtë.
Në minutën e 23-të, Hysen Tahiri i vendasve humbi një rast të pabesueshëm, kur pas gabimit të mbrojtjes mysafire doli i vetëm përballë portës së zbrazur po çuditërisht nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Feronikeli ka mundur të kaloj në epërsi në minutën e 28-të, por goditjen e Mendurim Hotit e ndali shtylla.
Drenica rrezikoi në fund të pjesës së parë me Dukagjin Gashin dhe Genc Hamitin por që nuk arritën të realizonin.
Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi qetë me dy skuadrat që luanin kujdesshëm pasi pikët ishin shumë të rëndësishme.
Feronikeli u hodh në sulm dhe pas harkimit në zonë të Doshlakut, ishte mbrojtësi Lushtaku që largoi topin nga vija fatale.
Drenica u kundërpërgjigj me Abazin por që goditja e tij u prit nga Maloku.
I inkuadruari në lojë, Diar Prokshi për pak sa nuk shënoi, kur në minutën e 75-të goditi bukur por edhe më miri priti portieri Neziri i vendasve.
Kësisoj ndeshja përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin më të padëshiruar në futboll 0-0.
Drenica me këtë pikë të fituar zë pozitën e gjashtë në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.
E skuadra e Sulejman Starovës, Feronikeli ndodhet një pozitë më poshtë me 44 pikë sa ka edhe Gjilani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Drenicës do të udhëtoj drejt Gjilanit për tu përballur me skuadrën me po të njëjtin emër.
Ndërkohë Feronikelin e pret një ndeshje vendimtare pasi luan në Drenas me Vëllaznimin e Gjakovës. /Telegrafi/