Telegrafi

Drenas, dy të dyshuar fusin me forcë një të mitur në veturë

Një vajzë e mitur është rrëmbyer nga dy persona në Drenas.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë”, njofton policia.

Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/