Dy viktima femra kosovare, kanë raportuar në polici se janë mbyllur në një banesë kundër dëshirës së tyre nga dy meshkuj.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në Drenas, ka bërë të ditur policia.
Sipas policisë dy femrat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“ Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/