Site icon Telegrafi

Drenas, burri raporton në polici se është rrahur nga gruaja e tij

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version