Telegrafi

Dren Abazi që prej një viti e ka “block” vëllanë e tij në Instagram (Foto)

Vëllezërit Dren dhe Arta Abazi janë këngëtarë shumë të pëlqyer të publikut shqiptar, për zhanrin të cilin e kultivojnë.

Dreni është ai i cili është më aktiv me projekte të reja, gjersa edhe Arti befason herë pas here publikun me prurjet e tij muzikore.

Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes vete, por jo edhe aq në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Estradën Shqiptare

Kështu të paktën lë të kuptojë Arti, i cili në një fotografi të publikuar me Drenin në Instagram, shkruan në mbishkrimin e saj se prej një viti Dreni ia ka bërë “block” artit në këtë rrjet social.

“Me rastin e hapjes sē pishinës ,, vëllezërit binjak ,, ( a qe 1 vjet s’ma hekē bllokun n’instagram”, shkruan Art Abazi.

Dhe po ta shikosh me vëmendje, Arti nuk figuron vërtet në listën e ndjekësve të Drenit. /Telegrafi/