Vëllezërit Dren dhe Arta Abazi janë këngëtarë shumë të pëlqyer të publikut shqiptar, për zhanrin të cilin e kultivojnë.
Dreni është ai i cili është më aktiv me projekte të reja, gjersa edhe Arti befason herë pas here publikun me prurjet e tij muzikore.
Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes vete, por jo edhe aq në rrjetet sociale.
Kështu të paktën lë të kuptojë Arti, i cili në një fotografi të publikuar me Drenin në Instagram, shkruan në mbishkrimin e saj se prej një viti Dreni ia ka bërë “block” artit në këtë rrjet social.
“Me rastin e hapjes sē pishinës ,, vëllezërit binjak ,, ( a qe 1 vjet s’ma hekē bllokun n’instagram”, shkruan Art Abazi.
Dhe po ta shikosh me vëmendje, Arti nuk figuron vërtet në listën e ndjekësve të Drenit. /Telegrafi/