Telegrafi

Dren Abazi publikon klipin e këngës “Zjarr e akull”

(Foto: Instagram/drenabazi)

“Zjarr e akull” mban titullin kënga më e re e Dren Abazit, të cilën e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vet kantautori qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën dhe e ka shkruar tekstin. Njëherësh, ai e ka bërë edhe orkestrimin së bashku me Samer Agollin.

Agolli është mjeshtër i incizimit, si edhe e ka bërë miksimin e këngës së re që është incizuar në Redroom Records në Prishtinë.

Kjo është kënga e parë që vjen në këtë formë që pas albumit të fundit të Drenit, “Mes yjesh”.

Për më shumë, ky projekt vjen pas turneut të suksesshëm të koncerteve në shumë qytete shqiptare me rastit e dhjetëvjetorit të themelimit të grupit Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra. /Telegrafi/