Site icon Telegrafi

Dren Abazi pranon se ka pasur raste kur është ndier i refuzuar nga femrat

Dren Abazi (Foto: Instagram/drenabazi/Top Channel)

Dren Abazi ka qenë një ndër të ftuarit specialë të fundjavës në programin ‘E Diell’, në ekranin e ‘Top Channel’, ku ka rrëfyer pranë publikut detaje nga karriera e tij, por edhe nga jeta private.

I pyetur se si ka mundësi që akoma nuk është në një lidhje, kur sillet shumë mirë me femrat, këngëtari është përgjigjur: “Ti nuk i di të gjitha”.

Pak sekonda me tej ai ka pohuar se është beqar dhe shumë mirë për këtë fakt. Përpos këtij momenti, Dreni nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse është ndier ndonjëherë i refuzuar nga femrat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dren Abazi

“Pse jo, më kanë lënë”, është përgjigjur muzikanti nga Kosova, duke lënë kështu të kuptohet se kjo gjë i ka ndodhur pavarësisht pamjes së tij mjaft tërheqëse – transmeton Top Channel.

Kujtojmë se Dreni zgjedh të jetë pranë publikut me projekt muzikore vetëm atëherë kur këngëtari e konsideron se një material duhet të dale, duke u përpjekur për mos të qenë i përsëritshëm, siç ka pohuar dhe më parë vetë ai.

Exit mobile version