Dren Abazi e ka publikuar këngën e re, “Deja Vu”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Vetë këngëtari është kujdesur për muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.
Ndërkaq, Samer Agolli është mjeshtër i incizimit dhe e ka bërë miksimin e këngës, e cila është incizuar në Red Room Records.
Një nga mysafirët speciali në këtë këngë është edhe Rona Nishliu, e cila e ka huazuar vokalin.
Ndërsa pjesë e videos muzikore është edhe këngëtarja e njohur, Evi Reçi.
Kënga “Deja Vu” është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit.
Dreni është në këtë këngë ruan stilin e tij të veçantë të bërit muzikë. /Telegrafi/