Telegrafi

Dren Abazi me album dhe koncert recital me rastin e 10 vjetorit të karrierës (Foto)

Këngëtari Dren Abazi është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Ai është vazhdimisht aktiv me koncerte, ndërsa sjell herë pas here edhe projekte të reja.

Dren Abazi

Së fundmi, ai është duke përgatitur një projekt gjigant, i cili përkon edhe me kremtimin e 10 vjetorit të karrierës së tij.

Telegrafi merr vesh se Dreni do të sjellë së shpejti një album të ri muzikor dhe një mega koncert që do ta mbajë në Tiranë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Detajet nuk janë bërë ende të ditura, megjithatë Dreni përmes një fotografie në Instagram ka zbuluar pak nga ky projekt, titulli i së cilit do të jetë “Mes Yjesh”.

Javën tjetër, këngëtari Abazi do të jetë i ftuar në një intervistë për Telegrafin ku do të shpjegojë gjerë e gjatë detajet rreth këtyre projekteve të reja. /Telegrafi/