Telegrafi

Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e Ghoulamit

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Milanit kanë folur me agjentët e Faouzi Ghoulam të premten në mëngjes dhe do të përcaktojnë të ardhmen e Mattia De Sciglio me përfaqësuesin e tij më vonë.

Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli u takua me shoqërimin e Ghoulam në orën 09:20 të mëngjesit.

Kjo pasi mbrojtësi i anës së majtë i Napolit dëshiron “një ndryshim të skenës” këtë verë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu De Sciglio nuk vazhdon me Milanin, dëshiron transferimin te Juve

Faqja e internetit shton se reprezentuesi algjerian e ‘pëlqen’ trajnerin Vincenzo Montella dhe drejtuesin Mirabelli.

Skuadra napolitane  nuk do të rezistonte shumë për shitjen e Ghoulamit dhe do ta linte të lirë për një shifër prej 15 milionë eurove, pasi i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij.

Megjithatë, ardhja e tij ka të ngjarë të varet nga qëndrimi ose largimi i De Sciglios, me agjentin e tij Giovanni Branchini që gjendet në selinë e klubit kuqezi para mbylljes së biznesit. /Telegrafi/