Drejtuesit e Manchester City janë të bindur se do të nënshkruajnë me Harry Kane nga Tottenham Hotspur para se të mbyllet afati kalimtar veror.
Sipas mediumit The Mirror, City nuk ka hequr dorë nga shpresa e nënshkrimit me Kane para përfundimit të afatit kalimtar të verës, i cila mbyllet më 31 gusht.
Kane ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenham këtë verë, por me tre vjet të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, kryetari i Spurs, Daniel Levy nuk është nën presion për të shitur yllin e tyre.
City ka nevojë të madhe për një qendërsulmues, dhe kapiteni i Anglisë është sulmuesi ideal i Pep Guardiolas.
Edhe pse Tottenham mbetet ngurrues për të shitur yllin e tyre te një rival nga Liga Premier, përfaqësuesit e Cityt janë të bindur se ata ende mund të arrijnë një marrëveshje për Kane para mbylljes së afatit kalimtar, bazuar në rastet e mëparshme.
City tashmë ka thyer rekordin e transferimeve në Ligën Premier këtë afat pasi nënshkroi me Jack Grealish për 100 milionë funte nga Aston Villa dhe do të duhej të thyente rekordin e tyre për të marrë kapitenin e Anglisë. /Telegrafi/