Drejtuesit e Interit janë të mërzitur nga pretendimet e Massimiliano Allegrit për garën për titull në Serie A, pasi trajneri i Juventusit tha se Nerazzurrët kanë ndërtuar një ekip për të fituar Scudetton për shumë vite.
Interi dhe Juventusi do të takohen në Allianz Stadiumi të Torinos më 26 nëntor, por përplasja duket se ka nisur tashmë jashtë fushës.
Juventus mundi Fiorentinën 1-0 në Stadio Artemio Franchi të dielën, duke kaluar dy pikë poshtë rivalëve të tyre më të ashpër, liderëve aktualë të Serie A.
Megjithatë, Allegri këmbënguli se objektivi kryesor i Juventusit këtë sezon është të përfundojë në top katërshe.
Ai përsëriti se Milani, Interi dhe Napoli janë favoritë për titullin e Serie A, duke shtuar se skuadra përpara tyre “është ndërtuar prej vitesh për të fituar Scudetton”.
“Costruita da anni per vincere lo scudetto”: le parole di Allegri non sono piaciute all’Inter https://t.co/juYoUMRazn pic.twitter.com/e53O3jsfob
— sportlive (@sportli26181512) November 6, 2023
Sipas La Gazzetta dello Sport, pretendimet e Allegrit irrituan drejtuesit e Interit sepse Nerazzurrët u detyruan të përballeshin me kufizimet financiare gjatë sezoneve të fundit duke u detyruar të nënshkruanin me shumë lojtar të lirë dhe të shesin disa nga lojtarët e tyre më të mirë për të balancuar financat.
Të tillë si Romelu Lukaku, Achraf Hakimi, Andre Onana dhe Robin Gosens janë vetëm disa nga ata që u desh të largoheshin nga Giuseppe Meazza nga viti 2021 për arsye financiare.
Juventus, nga ana tjetër, bëri disa nënshkrime me para të mëdha në të njëjtën periudhë, duke mirëpritur lojtarë si Dusan Vlahovic, Gleison Bremer, Manuel Locatelli dhe Moise Kean. /Telegrafi/