Telegrafi

Drejtuesit e Interit të irrituar me Calhanoglun, i cili ka negociuar me Bayern Munich

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi është i irrituar me Hakan Calhanoglu dhe agjentin e tij Gordon Stipic, të cilët janë në bisedime me Bayern Munich, ndërsa kampionët e Serisë A nuk duan ta largojnë yllin turk.

Interesimi i Bayern Munichut për yllin e Interit, Calhanoglu është real, siç konfirmohet nga disa burime pranë lojtarit dhe kampionëve të Serie A.

Gazzetta sugjeron se Nerazzurrët janë të irrituar me mesfushorin dhe shoqëruesit e tij duke qenë se një muaj më parë ata e kishin bërë të qartë se Calhanoglu nuk ishte në shitje.

Megjithatë, Interi beson se përfaqësuesi i mesfushorit është takuar me Bayern Munich të paktën një herë që atëherë. Sipas këtij mediumi,  Interi nuk është dëgjuar nga Stipic apo Bayern Munich gjatë dy ditëve të fundit, kështu që ata janë duke pritur për lëvizjen e radhës.

Calhanoglu u ka thënë zyrtarisht drejtorëve të Interit se dëshiron të qëndrojë, por bisedimet mes përfaqësuesit të tij dhe Bayern Munichut thonë diçka ndryshe.

Lexo po ashtu Pasi siguruan transferimin e Olise, Bayerni nis bisedimet për transferimin e yllit të Interit

Sipas Gazzetta, Interi ende nuk është i gatshëm të shesë Calhanoglu dhe do të ndryshojë mendje vetëm për një ofertë prej 70 milionë eurosh. Tuttosport raportoi më herët sot se çmimi ishte më i ulët, diku rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/