Telegrafi

Drejtuesit e Arsenalit e mbështesin Artetan

Trajneri Mikel Arteta është i sigurt me punën e tij në Arsenal – edhe nëse ata e kanë hedhur në erë shansin e tyre për të fundit në një vend në top katërshe.

Arteta do të ketë mbështetjen e bordit të Arsenalit pavarësisht se si përfundon sezoni i Arsenalit.

Shpresat e “Topçinjve” në Ligën e Kampionëve varen në një fije pasi humbën ndaj Newcastle Unitedi.

Lexo po ashtu Arteta e pranon se nuk janë as afër nivelit të top katërshes

Por, sipas mediumit The Telegraph, Arteta e ka të siguruar punën si trajner në Emirates edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky medium raporton se Arteta do të marrë një çek të madh për të shpenzuar edhe nëse Topçinjtë nuk kualifikohen në garën elitare evropiane.

Tottenham tani vlerësohet si favorit për të përfunduar në vendin e katërt pas disfatës së Arsenalit. /Telegrafi/