Telegrafi

Drejtuesit e Al Hilal në Paris për t’ia prezantuar Mbappes planin dhe ofertën e tyre marramendëse

Delegacioni i klubit nga Arabia Saudite, Al Hilal, do të jenë këtë javë në kryeqytetin e Francës, Paris, për të diskutuar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

E ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë më e përfolura në këtë afat kalimtar me lojtarin që ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në dhe synon të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme.

Megjithatë, drejtuesit e PSG-së i kanë dhënë ultimatum duke i thënë të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë, ndërsa së fundmi e kanë ‘përjashtuar’ edhe nga ekipi, duke mos e marrë me vete në përgatitjet para-sezonale.

Lexo po ashtu Al Hilal dorëzon ofertën zyrtare për Mbappen: Është rekord botëror ku francezi do të bëhej më i shtrenjti dhe më i paguari në histori

Situata e tij ka bërë që Mbappe të ‘vërshohet’ nga oferta, por më marramendësja ishte ajo nga klubi saudit, Al Hilal.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, delegacioni i Al Hilal do të jetë në Paris këtë javë pasi duan t’i propozojnë planin e tyre për Mbappen.

Delegacioni klubit saudit duan t’ia prezantojnë shansin për t’u bashkuar për vetëm një vit me ta dhe më pas të largohet në vitin 2024.

Lexo po ashtu Pesë gjëra që 'do të ndodhin' nëse Kylian Mbappe nënshkruan për Al Hilal

Oferta e Al Hilal thuhet se është 200 milionë euro pagë fikse për një sezon plus marrëveshje tregtare mbi të drejta e imazhit deri në 700 milionë euro.

Megjithatë, burimet brenda PSG-së ende mendojnë se ai ka marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar në verën e ardhshme si lojtar i lirë. /Telegrafi/