Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar sot në Lens, ndërsa pas konferencës për media ka zbritur në fushë.
Ata janë duke u stërvitur në stadiumin Bollaert-Delelis ku edhe do të zhvillohet nesër ndeshja.
Të prirë nga kapiteni Lorik Cana, djelmoshat dolën në fushë dhe janë duke stërvitur.
Shihet që nuk mungon asnjëri dhe në ndeshje me Zvicrën pritet të jemi të kompletuar. /Telegrafi/