Telegrafi

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e tërheq mekanizimin nga zonat e krizës

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e tërheq mekanizimin nga zonat e krizës. Drejtori Shaban Saliu konsideron se pjesa më e madhe e baltës dhe pajisjet shtëpiake të dëmtuara janë pastruar edhe pse zyrtarisht ende rrjedh periudha e krizës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Saliut, vetëm një pjesë e mekanizimit do të mbetet në terren.

Edhe pse Saliu nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me deklaratën e presidentit Gjrogje Ivanov se ai dhe drejtoresha e Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu kanë vepruar me vonesë.

Ai sot në kazermën “Goce Dellçev” ishte i pranishëm për ta ndërmarrë donacion nga Holanda dhe Sllovakia./Telegrafi/