Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë me paralajmërimet e ndryshimit të Ligjit për Banka, do të fitojë të drejtën që të bllokojë llogaritë bankare të personave fizik, të cilët kanë borxh të caktuar doganor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski sqaroi se deri më tani procedura është kryer nëpërmjet Drejtorisë për të Ardhura Publike, sepse nuk ka pasur bazë që ta kërkojnë bllokimin e llogarive bankare direkt në banka.
“Me ndryshimet çka kërkohet në Ligjin për banka Drejtoria nuk kërkon kontroll në xhirollogaritë të personave fizik, por Drejtoria e Doganave vetëm kërkon të ket qasje në pajtim me kompetencat e saj sipas Ligjit doganor që të bëjë pagim të detyrueshëm të personave fizik të cilët kanë borxh ndaj doganave”, tha sot Tanasoski.
Ai tha se edhe më herët është bërë kërkesë deri tek bankat, por kanë marr përgjigje se nuk ka bazë për të cilën mund të bllokojnë llogarinë bankare të personave fizik.
Për momentin sipas të dhënave të doganave ka rreth 100 persona fizik të cilët kanë borxh prej dy milionë denarë të cilat duhet të kërkohet nga bankat bllokimin e xhirollogarive. /Telegrafi/