Site icon Telegrafi

Drejtoria doganore ngrit hetim kundër Aleksandar Trajkovski për mungesën e tij nga puna

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë ngriti hetim kundër zyrtarit doganor Aleksandar Trajkovski në lidhje me mungesën e tij nga puna në Drejtorinë doganore.

Nga zyrtari doganor është kërkuar deklaratë për mungesën e tij nga ana e inspektorëve nga Sektori për përgjegjësi profesionale, dhe i njëjti ka dorëzuar raportin për ndalesën e përkohshme për punë, lidhur me mungesën e tij. Gjithashtu, është ngritur hetim dhe janë kërkuar dëshmi nga dhe raporte nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Hetimi ka të bëjë me respektimin e rregullave për rend dhe disiplinë të Drejtorisë doganore, ligji për marrëdhënie pune dhe marrëveshja kolektive.

Lexo po ashtu Trajkovski: Nuk shkova të shihem me Gruevski, por të mjekohem në klinikë

Aleksandar Trajkovski hetohet për shkak se para një jave udhëtoi për në Budapest ku ishte takuar me ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski i dënuar për dy vite dhe i arratisur në Hungari./Telegrafi/

Exit mobile version