Site icon Telegrafi

Drejtori i zjarrfikësve të Vorës, plagos militantin e LSI-së

Një takim i zhvilluar sot me banorët në Bërxullë të Shqipërisë, i thirrur nga kryetari i Bashkisë së Vorës, i cili i përket PD-së, ka përfunduar me një të plagosur me thikë, i cili mësohet se është një militant dhe përfaqësues i LSI-së.

Sipas Lapsi.al, takimi elektoral mësohet se është zhvilluar pa dijeninë e policisë shqiptare, ku nga një sherr verbal ngjarja ka degraduar në dhunë fizike e plagosje me thikë të militantit të LSI-së, i cili edhe ai së bashku me dy shtetas të tjerë janë marrë në polici për sqarimin e sherrit mes tyre.

Burime policore thanë se ka qenë drejtori i  zjarrfikëses së Vorës, Naim Picari autori i plagosjes me thikë ndaj shtetasit, Ali Sula.

Policia tha se ka arrestuar në flagrancë Ali Sulën, 40 vjeç, banues në Bërxull, Naim Picari, 42 vjeç, banues në Marqinet, si dhe Xheferr Sefa, 54 vjeç, banues në Bërxull.

Picari mësohet se ka qenë gjatë orarit zyrtar të punës në momentin, kur në sherr e sipër me Ali Sulën ka rrëmbyer thikën dhe e ka plagosur këtë të fundit.

Exit mobile version