Telegrafi

Drejtori i Xiaomi përdor iPhone dhe përpiqet ta fsheh këtë

Drejtori i Përgjithshëm i Xiaomi Lei Jun postoi në një rrjet online me një Apple iPhone 11.

Lei Jun, CEO i kompanisë Xiaomi, kohët e fundit postoi një mesazh në rrjetin online Weibo – nga një Apple iPhone 11, raporton Softpedia.

Përdoruesit e Weibo sigurisht e zbuluan këtë menjëherë dhe filluan ta kritikojnë drejtorin Lei Jun, transmeotn Telegrafi.

Sigurisht kjo nuk është parë mirë nga publiku, sepse ata pyesnin si është e mundur që një kompani që e rivalizon Apple, drejtori i saj përdor pajisjet e saj e jo pajisje që vet i prodhon.

Jun pastaj fshiu mesazhin dhe e publikoi përsëri – këtë herë me një pajisje Xiaomi. /Telegrafi/