Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez thuhet se është në prag të bashkimit me Sevillan, ndërsa bisedimet i ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i këtij klubi, Monchi.
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka shkruar se argjentinasi është afër bashkimit me Sevillan, pasi klubi spanjoll ka ofruar një marrëveshje për huazim me mundësi blerje për 8 milionë euro.
Atalanta dëshiron të paktën 10 milionë euro për lojtarin, por mund të pranojë marrëveshjes vetëm që të mos shkojë tek një rival italian.
Monchi ka folur për SportItalia në lidhje me raportimet, ku drejtori sportiv pranoi që ka bisedime.
“Ne jemi duke punuar, por ka ende një rrugë të gjatë”, ka thënë ai.
Sipas medieve italiane bisedimet mund edhe të jenë mbyllur, duke shtuar që Gomez mund të jetë duke u larguar nga Italia. /Telegrafi/