Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka thënë Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga klubi, por Real Madrid po sillet “ilegalisht” në ndjekjen e sulmuesit të tyre.
Emri i Mbappes ka qenë më i përfoluri ditëve të fundit pasi është raportuar për një ofertë të Real Madridi për të në vlerë prej 160 milionë eurosh.
Megjithatë, kjo ofertë u raportua se u refuzua nga klubi francez, ndërsa saga për transferimin e tij vazhdon.
Tani, është drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i cili ka konfirmuar se Mbappe dëshiron të largohet, por Real Madridi po sillet jashtëligjshëm.
“Kylian Mbape dëshiron të largohet, duket qartë…”, ka thënë fillimisht Leonardo për RMC Sport.
“Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë atë, por me kushtet tona”.
“Real Madridi sillet kështu për dy vjet”.
“Është e pasaktë, madje e paligjshme, sepse ata kontaktuan lojtarin”, përfundoi drejtori sportiv i PSG-së. /Telegrafi/