Telegrafi

Drejtori Sportiv i Pejës thotë se ata nuk luajnë ndaj Trepçës të enjten

Arbër Elshani ka reaguar në rrjetet sociale rreth ndeshjes që do të luhet të enjten në Karagaç, në mes të Pejës dhe Trepçës.

“Tashmë është pothuajse zyrtare. Ne nuk do të luajmë të enjten. Konsekuencat do të ju tregojmë më vonë.

“Të gjitha të argumentuara” njoftoi Elshani në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Peja ngushton serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës

Peja dhe Trepça u dënuan nga FBK pas ndeshjes së tretë në Art Motion Superliga e Kosovës.

Ndërsa në parket, gjithçka është në favorin e Minatorëve, duke udhëhequr serinë 2-1 pas tre ndeshjeve të luajtura në gjysmëfinale.

Elshani vazhdon më tej duke hedhur akuza ndaj kampit të Trepçës, se persona nga ana e tyre kanë hedhur gjësende të ndryshme në parket.

Më poshtë keni edhe reagimin e dytë të drejtorit sportiv të KB Pejës (pa ndërhyrje):

Qeky njeri nese veç eshte mbet me i thene njeri, ne ndeshjen e pare dhe te dyte ne ”Minatori”, s’ka lene te zeze pa bere mbi banken e ekipit tone. Policia ne vend se ta arrestonte, vetem e ka shikuar seri. Ka gjuajtur me secilin mjet qe ka pas dore, ka shajt, ka ofendu menyren ma te zeze te mundshme, secilin anetar te KB Peja, nderkohe sot paska postu, qe Ju paska realizu enderra qe palestra Karagaqi, eshte zbrazur sepse e kane arrite qellimin, qysh ne nisje. Kur nje tifozeri mban me vete; revole, thika te ftofta, sasi droge, e plote e plote te tjera, te zena nga policia e Pejes, po dihet per cka kane ardhur ne Karagaq, nderkaq Komesari i garave po flen. Komesari i garave, as nuk e ka kerkuar raportin e policise ne Peje, Flej, flej! Trepcen, mund ta dergoni ne finale, por Kampion s’keni me mujt me bo kurre. Faqja e zeze e sportit te Kosoves!!! /Telegrafi/