Site icon Telegrafi

Drejtori sportiv i Interit në Londër, pritet të mbyllen dy marrëveshje

Kanë mbetur pakë më tepër se dy javë nga mbyllja e afatit kalimtar të janarit dhe Interi po punon që t’i jap ndonjë dhuratë Antonio Contes.

Për këtë Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar sot drejt Londrës për të mbyllur dy operacione.

Bëhet fjalë për një takim me drejtuesit e Tottenham, ku Ausilio pritet t’u ofrojë 15 milionë euro për të marrë danezin Christian Eriksen, me këtë të fundit që ka marrëveshje personale me klubin italian.

Ausilio do të provojë të marrë me vete në Milano edhe sulmuesin francez Olivier Giroud.

Ka ende një distancë mes ofertës dhe kërkesës rreth 2 milionë euro.

Ndërkohë duket se është mbyllur përfundimisht pista Arturo Vidal, me kilianin që pritet të qëndrojë në Barcelonë. /Telegrafi/

Exit mobile version