Telegrafi

Drejtori sportiv i Interit konfirmon transferimin e Cancelos

Joao Cancelo mund të thuhet se është një lojtar i Interit.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit nga Milano, Piero Ausilio, para ndeshjes mes Interit dhe Fiorentinas.

Lexo po ashtu Interi pjesë e 'Marrëveshjes së xhentëlmenëve' për t'i dhënë fund shpenzimeve astronomike te PSG-së dhe Cityt

“Cancelo? E konfirmoj se nesër (e hënë) ai do të bëjë vizitat mjekësore”.

“Kalimi i tij do jetë pjesë e një shkëmbimi me Kondogbian”, ka shtuar Ausilio.

Italiani ka thënë se është i kënaqur me tregun e transferimeve që është bërë deri më tani, por nuk premtoi blerje tjera.

Vlen të theksohet se për Cancelon kishin shfaqur interesim edhe Chelsea e Tottenhami. /Telegrafi/