Joao Cancelo mund të thuhet se është një lojtar i Interit.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit nga Milano, Piero Ausilio, para ndeshjes mes Interit dhe Fiorentinas.
“Cancelo? E konfirmoj se nesër (e hënë) ai do të bëjë vizitat mjekësore”.
“Kalimi i tij do jetë pjesë e një shkëmbimi me Kondogbian”, ka shtuar Ausilio.
Italiani ka thënë se është i kënaqur me tregun e transferimeve që është bërë deri më tani, por nuk premtoi blerje tjera.
Vlen të theksohet se për Cancelon kishin shfaqur interesim edhe Chelsea e Tottenhami. /Telegrafi/