Telegrafi

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco po kërkon tre nënshkrime të tjera këtë afat kalimtar

Klubi katalunas, Barcelona synon t’i kompletojë edhe tri transferime deri në fund të afati kalimtar të verës.

Barcelona do të shpallë Decon si drejtorin e ri sportiv sot, megjithëse ai ka disa muaj që punon në këtë rol.

Megjithatë, me fillimin zyrtar të mandatit të tij të afërt, ai i ka të qarta prioritetet e tij.

Ish-reprezentuesi portugez dëshiron të bëjë tre nënshkrime para fundit të afatit kalimtar.

Lexo po ashtu Man City ndryshon kushtet, marrëveshja e Barcelonës për Cancelon rrezikon të dështojë

Sipas gazetës Sport, Joao Cancelo, Ivan Fresneda dhe një mesfushor sulmues janë prioritet i klubit nga Camp Nou.

Deco foli me agjentin e Cancelos, Jorge Mendes, të enjten e kaluar për ta sjellë atë në klub.

Një nga opsionet është edhe Giovani Lo Celso, por ai nuk është prioritet, ndërsa Barcelona synon të nënshkruajë Fresneda dhe ta huazojë atë në një ekip ideal.

Lexo po ashtu Si po tenton Barcelona të transferojë Joao Felixin

Për klubin, ata do të donin të shihnin Joao Felix të mbërrinte, por as ai nuk është një prioritet për Decon apo departamentin sportiv.

Një nga temat kryesore të bisedës, ata do të konsiderojnë nënshkrimin e tij vetëm nëse largohet njëri prej Ansu Fatit ose Ferran Torres. /Telegrafi/