Site icon Telegrafi

Drejtori sportiv i Atleticos flet rreth të ardhmes së Simeones

Diego Simeone është i kërkuar pothuajse nga gjysma e skuadrave të mëdha italiane.

Sigurisht që aty është Interi, por edhe Juventusi dhe Milani janë duke ndjekur me kujdes situatën e teknikut argjentinas te Atletico Madridi.

Kontrata e Simeones skadon më 30 qershor 2018 dhe për të ardhmen e trajnerit të klubit spanjoll ka folur drejtori sportiv i Atleticos, Jose Luis Caminero.

“Simeone ka kontratë me deri në 2018, ai dhe stafi i tij na kanë siguruar se janë të lumtur të qëndrojnë tek ne”.

“Simeone është i koncentruar 100 për qind te Atletico, ne nuk kemi frik nga asgjë”, ka thënë Caminero për Kicker. /Telegrafi/

Exit mobile version