Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Manuel Locatelli ‘dëshiron të bashkohet me Juventusin’ pavarësisht ofertave nga Arsenali dhe një klub tjetër anglez, por ai shtoi se fati i lojtari duhet të përcaktohet deri më 8 gusht.
Ka qenë e qartë për ca kohë që mesfushori italian ka vënë syrin vetëm te Zonja e Vjetër, duke anuluar një ofertë shumë më fitimprurëse nga Arsenali.
“Locatelli dëshiron të bashkohet me Juventusin”, ka thënë fillimisht Carnevali për Sky Sport Italia të enjten mbrëma.
“Sidoqoftë, klubi duhet të arrijë një marrëveshje me ne. Ne do të shohim nëse ka kushtet e duhura për ta bërë atë të ndodhë, përndryshe ai do të qëndrojë me ne. Ne do të flasim me Juven nesër (e premte)”.
“Locatelli gjithashtu ka propozime nga Arsenali dhe një klub tjetër anglez që tani i është bashkuar garës, kështu që ai duhet të marrë një vendim, ose natyrisht ai mund të qëndrojë me ne”.
Propozimi i fundit nga Bianconerët ishte një huazim dy-vjeçar me detyrim blerje për 30 milionë euro plus bonuse, por kjo u refuzua.
Sassuolo dëshiron të paktën 40 milionë euro për t’u ndarë me 23-vjeçarin, veçanërisht pasi Arsenali tashmë ka ofruar shumë më tepër me 40 milionë euro plus deri në 5 milionë euro bonuse.
Sidoqoftë, Locatelli e bëri të qartë që në fillim se ai as nuk do të diskutonte kushtet personale me Topçinjtë, pasi e do Juventusin.
“Ndoshta është më e lehtë për Juventusin të nënshkruajë me tani me Miralem Pjanic sesa Locatellim”, përfundoi me shaka drejtori i Sassuolos. /Telegrafi/