Site icon Telegrafi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, fillon lëvizjet në kupolën e këtij institucioni

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ardi Veliu pak ditë pas emërimit pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit.
Lëvizjet pritet që të nisin nga pozicioni i zëvendësdrejtorit.

Sipas Report Tv në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet Gjovalin Lokaj në postin e zëvendësdrejtorit.

Gjovalin Lokaj që pritet të zërë vendin e Rebani Jaupajt, aktualisht është drejtor i Policisë Vendore Shkodër, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Jaupaj nga zëvendësdrejtor, mund të emërohet Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit. Përpos bazës lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe me emërimin e Veliut. /Telegrafi/

Exit mobile version