Telegrafi

Drejtori i ri i Bankës Botërore (BB) për Maqedoninë realizon takimet e para

????????????????????????????????????

Zv.ministri i Qeverisë së Maqedonisë, i caktuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot ka takuar drejtorin e ri të emëruar në zyrën e Bankës Botërore (BB) në Maqedoni, Marco Mantovanelli, transmeton Telegrafi.

Në këtë takim, Besimi tha se partneritet i gjatë dhe përkrahja e BB-së është mjaft thelbësore për Maqedoninë, posaçërisht përmes kredive për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Në këtë takim u diskutua edhe për projektet e tanishme që financohen përmes IPA fondeve, që realizohen në partneritet me BB-në, përfshirë pjesën e infrastrukturës rurale dhe sanimin e dëmeve nga vërshimet e vitit të kaluar.

Tebë bisede ishte edhe situata politike e tanishme në vend, gjendja e ekonomisë, si edhe situata e Maqedonisë përball krizës së refugjatëveSi Besimi, ashtu edhe Mantovanelli shprehën kënaqësinë për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmbet Bankës Botërore dhe Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/