Telegrafi

Drejtori i Real Madridit, Butragueno refuzon të flas për kthimin e Cristiano Ronaldos

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rikthimit e Cristiano Ronaldos.

Ai u pyet para ndeshjes që Real Madridi e luan në shtëpi ndaj Atalantas pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

Në një intervistë për Sky Sport Italia para ndeshjes Butragueno ka thënë se janë të fokusuar në ndeshjen e sotme, duke refuzuar të flas për Ronaldon.

“Atalanta është një ekip i rrezikshëm që sulmon me shumë lojtarë dhe ka shumë mundësi për të shënuar. Do të jetë një ndeshje e hapur me dy skuadra të shkëlqyera dhe rezultati mund të jetë shumë i hapur, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai për ndeshjen.

“Ronaldo? Do të shohim. E gjithë energjia jonë duhet të jetë në këtë ndeshje dhe të rezervojmë vendin tonë në shortin e çerekfinales”, nënvizoi ai duke refuzuar të flas për portugezin.

Gjëtë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme që e lidhnin Cristiano Ronaldon me një kthim te Real Madridi./Telegrafi/