Modeli Taycan, më i mirë se 911
Frankfurt Motor Show që zhvillohet në shtator, do të jetë aktiviteti ku prezantohet Taycan, që deri më tani, është parë shpesh duke u testuar, si dhe në prezantime të ndryshme, transmeton Telegrafi. Prezantimi i Mission E, tregon se çfarë mund të pritet nga makina e re elektrike, që do të rivalizojë me Tesla Model S.
Oliver Blume është drejtori i Porsche, që ka treguar një detaj shumë të guximshëm lidhur me Taycan, që e ka krahasuar me makinat 911.
“Kam qenë në pistat e testimit në Itali, prej nga jam kthyer shumë i kënaqur. Kemi përparësi në automobilizmin elektrik, pasi kemi krijuar një makinë shumë të fuqishme se e 911” ka thënë Blume. Madje, ai ka thënë se motori është pesë herë më i shpjejtë se që është thënë më parë, ndërsa mund të lëvizë në më se 150 kilometra në orë.
Sa I përket datës së lansimit të Taycan, ai nuk ka dashur të tregonte, duke thënë se gjenerata e parë do të prodhojë 20 mijë njësi, gjysma prej të cilave vetëm gjatë këtij viti. /Telegrafi/