Site icon Telegrafi

Gazmend Hoxha takoi drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar – nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj me ç’rast nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve respektive.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe verifikimit të sigurisë, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në fuqizimin e sigurisë shtetërore.

Exit mobile version