Telegrafi

Drejtori i Milanit: Jemi në rrugën e duhur, kemi marrë më shumë se që pritej

Drejtori gjeneral i Milanit, Marco Fassone këmbëngul se klubi italian po shkon në drejtimin e duhur, teksa shton që klubi ka marrë më shumë se ç’pritej.

Katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të Milanit kanë bërë thirrje të gjera për shkarkimin e Vincenzo Montellas, me shumë trajner që janë përmendur si emra të mundshëm për ta zëvendësuar atë.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Milanit takojnë Gatusson, italiani thotë se nuk u fol për drejtimin e skuadrës së parë

Ndërsa, drejtori Fassone e bëri të qartë që klubi janë ende duke e mbështetur trajnerin e tyre në rrugën e nisur.

Fassone gjithashtu sugjeroi që rezultatet nuk janë ato që priteshin, por klubi po shkon në rrugën e duhur.

Mirabelli, Montella dhe Fassone

“Unë pres jo vetëm një paraqitje të mirë, por edhe rezultate”, ka thënë fillimisht Fassone për Milan TV përpara udhëtimit për ndeshjen e Ligës së Evropës  të enjten te AEK-u i Athinës.

“Në fund, kjo është ajo që kërkohet në futboll. Tifozët duan rezultate”.

Lexo po ashtu Tifozët e Milanit tallin Juventusin për dështimet në Ligën e Kampionëve në koreografinë e tyre në derbi (Foto/Video)

“Jam i bindur se ne po shkojmë në drejtimin e duhur, madje është marrë pak më shumë se që prisnim ne”.

“Milan gjithmonë ka qenë shtëpi për garat evropiane, Athina [ku fituan finalen e Ligës së Kampioneve 2007] në veçanti. Shpresoj që të kemi një lojë të mirë dhe të kemi një rezultat të mirë të enjten”, përfundoi drejtori i Milanit. /Telegrafi/