Drejtori gjeneral i Milanit, Marco Fassone këmbëngul se klubi italian po shkon në drejtimin e duhur, teksa shton që klubi ka marrë më shumë se ç’pritej.
Katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të Milanit kanë bërë thirrje të gjera për shkarkimin e Vincenzo Montellas, me shumë trajner që janë përmendur si emra të mundshëm për ta zëvendësuar atë.
Ndërsa, drejtori Fassone e bëri të qartë që klubi janë ende duke e mbështetur trajnerin e tyre në rrugën e nisur.
Fassone gjithashtu sugjeroi që rezultatet nuk janë ato që priteshin, por klubi po shkon në rrugën e duhur.
“Unë pres jo vetëm një paraqitje të mirë, por edhe rezultate”, ka thënë fillimisht Fassone për Milan TV përpara udhëtimit për ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten te AEK-u i Athinës.
“Në fund, kjo është ajo që kërkohet në futboll. Tifozët duan rezultate”.
“Jam i bindur se ne po shkojmë në drejtimin e duhur, madje është marrë pak më shumë se që prisnim ne”.
“Milan gjithmonë ka qenë shtëpi për garat evropiane, Athina [ku fituan finalen e Ligës së Kampioneve 2007] në veçanti. Shpresoj që të kemi një lojë të mirë dhe të kemi një rezultat të mirë të enjten”, përfundoi drejtori i Milanit. /Telegrafi/