Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ka thënë se ata janë duke u përgatitur për një vit 2021 të madh në tregun e transferimeve.
Gazidis ka folur për afatin e transferimeve të fundit dhe të ardhshmin, ndërsa ka pranuar se ata do të jenë aktivë në janar.
“Ne po kalojmë një moment pozitiv, por rruga është ende e gjatë dhe sfiduese”, ka thënë fillimisht Gazidis.
“Klubi ka një pronësi të fortë pas tij dhe ata kanë besim në menaxhim. Ne kemi një strategji të qartë: të marrim disa nga talentet më të mira në botë dhe të bëjmë rritjen me ne”.
“Afati i transferimit të verës sapo është mbyllur, dhe ne jemi shumë të kënaqur”.
“Menaxhmenti i sportit i drejtuar nga Paolo Maldini tashmë po përgatitet për afatin e transferimit në dimër dhe ne jemi të sigurt”, përfundoi drejtori i Milanit. /Telegrafi/