Telegrafi

Drejtori i Interit i sinqertë për Pastoren: Kemi bërë të pamundurën

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, thotë se ai ka bërë të pamundurën për të transferuar Javier Pastoren nga PSG.

Nerazzurët kanë shpresuar të transferojnë Pastoren në huazim me opsion të blerjes, por agjenti i tij u largua nga Milano këtë pasdite.

“Ne kemi bërë çfarë kemi mundur”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

“Ne gjithmonë kemi qenë të sinqertë se nuk kanë qenë kushtet për ta sjellë Pastoren. Nuk ka pasur kurrë negociata të vërteta me PSG-në”.

“Interi mbetet konkurrues për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ausilio.

Interi ka transferuar kështu nga ky afat kalimtar mbrojtësin Lisandro Lopez dhe mesfushorin, Rafinha.

Ndërkaq, në ditën e fundit të afatit kalimtar u larguan Marcelo Brozovic dhe Yuto Nagatomo. /Telegrafi/