Site icon Telegrafi

Drejtori i Interit, Marotta planifikon tri lëvizje të mëdha në janar

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe ‘Beppe’ Marotta, ka plane për tre lëvizje të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit.

Nerazzurrët e kanë nisur mirë sezonin në Serie A, por jo edhe në Ligën e Kampionëve, teksa mungon qetësia e duhur në skuadër.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Marotta duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Alexis Sanchez, i cili është i frustruar me mungesën e minutave.

Drejtori i Interit gjithashtu dëshiron të sigurojë kontrata të reja për yjet Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.

Brozovic, veçanërisht, është një problem pasi marrëveshja e tij përfundon në fund të sezonit.

Dhe së fundi, Marotta synon një marrëveshje për kapitenin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Ylli italian i Napolit ka kontratë me klubin vetëm deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version