Site icon Telegrafi

Drejtori i ATK-së, kursen paranë publike

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, edhe pse ka një kohë të shkurtër që është në pozitën e të parit të ATK-së, ka filluar ta menaxhojë mirë paranë publike.

Ai edhe pse menaxhon institucionin e dytë më të madh të mbledhjes së miliona eurove, pas Doganës së Kosovës, në përvjetorin e 16 të ATK-së, nuk e ka shpenzuar asnjë para për ta festuar këtë përvjetor që është organizuar në një hotel në Prishtinë.

Imeri, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re”, se më 12 shkurt 2016 e kanë festuar përvjetorin e 16 të ATK-se dhe 8-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Ka qenë një organizim tradicional me pjesëmarrje të të gjithë zyrtarëve të ATK-së. Është një rast i mirë për shoqërim dhe njohje e ndërsjellë e zyrtarëve në një vend të përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas tij, shpenzimet i kanë bartur vetë zyrtarët e ATK-së.

“Është zgjidhje me kosto të shpërndarë për pjesëmarrës dhe me një kursim të parasë publike. Besoj se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Imeri.

Exit mobile version